Presidenti i Atletikos gëzon bavarezët: Hernandez mund të largohet, por me një kusht

0

Prej disa ditësh qarkullon lajmi i interesimit të Bajernit të Mynihut për Lukas Hernandez, mbrojtësin francez të Atletiko Madrid. Klauzola e largimit të tij është 80 milionë euro, ndërsa bavarezët janë gati të paguajnë shumën e përcaktuar në kontratë.

Miguel Angel Gil Marin, presidenti i klubit “colchoneros”, ka folur për “Spox”, duke zbuluar se do të takohet me drejtuesit e klubit gjerman në janar për të diskutuar për 22-vjeçarin. Nëse ai dëshiron kalimin në Bavari, Atletiko nuk do të bëhet pengesë, por kjo gjë mund të ndodhë vetëm në verë.

Kemi raporte shumë të mira me Bajernin dhe do të takohemi me ta në janar për të vlerësuar situatën. Lukas Hernandez nuk mund të largohet nga ekipi në merkaton e janarit. Nëse lojtari dëshiron të largohet, do të flasim, por vetëm për në korrik”, sqaron presidenti i Atletikos së Madridit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.