Presidenti i Atalantës nuk përmbahet: Ta shporrim “VAR”-in

President i Atalantës, Antonio Perkasi, nuk e ka marrë akoma veten vendimi skandaloz që i dha Fiorentinës një penallti të pastër pas një simulimi të talentit Kieza. Numri 1 i klubit bergamesk lëshoi disa deklarata të forta në lidhje me përdorimin e sistemit “VAR”, por krahas kësaj ai tha se ka besim të plotë se trajneri Gasperini dhe djemtë do ta kalojnë me sukses këtë moment të vështirë.

PENALLTIA E FIORENTIËS DHE “VAR” – “Është pabesueshme se si mund të ndodhin këtë gjëra. “VAR”-i ka dhënë rezultate të shkëlqyera, por nëse nuk përdoret në mënyrë të drejtë, atëherë le ta shporrim. Ky sezon ka filluar me shumë peripeci në lidhje me vendimet e “VAR. Nuk më shqitet memoria ajo penallti, jam aq i stresuar sa që ndoshta do të duhet të përdor ilaçe gjumi që të fle”.

FILLIMI I DOBËT – “E filluam keq dhe kjo ishte disi e pritshme, pasi shumë lojtarë u larguan dhe lojtarët e rinj nuk janë përshtatur ende, por jam i sigurt se Gasperini do të arrijë ta zgjidhë këtë problem”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online