Premio dhe fjalë motivuese, Takaj u jep zemër korçarëve

Numri një i klubit ka takuar skuadrën dhe ka mbajtur një fjalim. Ekipi ndihet gati, ndërkohë që kualifikimi për ta vlen 100 mijë euro

Leonard Trebicka

Ashtu siç edhe ishte parashikuar, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, por edhe drejtues të tjerë të klubit, kanë zbarkuar në Kazakistan për të qenë pranë ekipit në prag të ndeshjes së sotme ndaj Kairat Almati. Me mbërritjen e tyre, duhet thënë se është rritur në maksimum edhe adrenalina në radhët e futbollistëve, të cilët janë karikuar kur kanë takuar presidentin.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pas seancës së fundit që ekipit zhvilloi në “Central Stadium”, të gjithë bashkë i janë drejtuar hotelit ku është akomoduar skuadra. Ndërkohë, Daja kishte planifikuar edhe një analizë të fundit për t’u dhënë këshilla të tijve. Në këtë analizë ka marrë pjesë dhe ka folur edhe presidenti i Ardjan Takaj, i cili mësohet se u ka thënë këto fjalë të tijve: “Jemi në turin e dytë të Europa League dhe nuk e mendoj aspak që ky është turi i fundit. Kemi shumë rrugë të gjatë përpara dhe që të kalohet më tej. Duhet ta kalojmë në këtë moment Kairatin. E dimë të gjithë që kundërshtari ka një potencial të madh, por unë kam besim akoma edhe më shumë besim te ju. Jeni në gjendje ta kaloni një kundërshtar të tillë. Dëshiroj dhe besoj që ju do të tregoni vlerat më të mëdha, ato vlera që ka vetë Skënderbeu, pasi ne jemi një ekip që kemi provuar edhe grupet e Europa League. Gjithçka është në dorën tuaj dhe jepni më të mirën në fushë, në mënyrë që të kthehemi me një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje e parë. Mbështetja ime ka qenë dhe do të jetë maksimale ndaj jush, prandaj edhe këtu në Kazakistan tregoni cilësitë më të larta të futbollit shqiptar”. PREMIO – Skënderbeu deri tani ka siguruar në Europa League plot 440 mijë euro, pasi ka kaluar në turin e dytë, ndërkohë që nëse kalon këtë tur do të përfitojë mbi 200 mijë euro të tjera dhe sigurisht që arka e klubit bardhekuq do të mbusheshin edhe më shumë. Këto shuma të mëdha, kanë bërë që presidenti Ardjan Takaj të vendosë 100 mijë euro premio për lojtarët në rast të kalimit të turit të dytë. Kjo i motivon edhe më shumë bardhekuqtë në prag të ndeshjes së sotme. Mes këtyre shifrave dhe optimizmit, duhet thënë se Skënderbeu ka shanset e veta që të kalojë Kairat Almati, një skuadër me një buxhet shumë herë më të lartë se Skënderbeu, por që korçarët kanë treguar se dinë të kalojnë edhe pengesa të tilla, pa thënë se kanë mundur edhe skuadra me më shumë emër në arenën ndërkombëtare. Skënderbeu është ekipi që ka kaluar përpara dy sezonesh deri në grupet e Europa League, ndërkohë që dihet se këtë verë është e vështirë që të ndodhë sërish gjë e tillë, por jo e pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online