Një ndeshje në një foto, Koliçi bën Supermenin

0

Shpesh një foto shkrepet për qejf, pa ndonjë plan në mendje, por del një perlë më vete.

Enea Koliçi postoi mbrëmë pas ndeshjes një foto me shokët e skuadrës, ku pa dashje përmbledh gjithçka: portieri në këmbë dhe i qeshur, shokët e tij thuajse të gjithë të vrenjtur e përtokë, duke nisur nga spanjolli Serran, dukshëm i trishtuar pas ndeshjes.

Për të qenë të ndershëm, Kukësi dha gjithçka dje, mund edhe të shënonte, por nëse humbi vetëm 1-0, merita ishte e Koliçit, portieri me 6 duar, sipas montazheve humoristike në rrjetet sociale.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.