Prekazi: Jemi vëllezër, por dy ekipe! Ju tregoj planin e Kosovës

Rafet Prekazi, trajneri i Kosovës U21, ka komentuar shortin për kualifikueset e Europianit. “Shorti është i tillë. Tani jemi në vazon e katërt, nga vazo e gjashtë që kemi qenë. Nuk flas për lojtarët individualisht, ata e kanë treguar veten. Kur del në vazon e katërt nuk është rastësi ky short. Është grup interesant dhe është pritur që Shqipëria të na bjerë në grup dhe ka ndodhur”, është shprehur tekniku i Dardanëve për “Supersport”.

Prekazi komentoi veçanërisht edhe përballjen me Shqipërinë: “Me siguri jemi vëllezër, por tani jemi dy ekipe. Unë personalisht dhe lojtarët do e shohin vetëm si një ndeshje futbolli”. Trajneri i Kosovës U21 nuk flet në lidhje me kualifikimin.

“Pikësëpari kemi si detyrim të promovohen lojtarët dhe patëm sukses në kualifikueset e fundit. Tani ndërrohet gjeneratat. Anglia është favorite, por kohërat kanë ndryshuar. Ata luajnë në liga të forta, ndërsa ne jemi Kosova dhe kemi ndryshime. Jam realist dhe dua të them se fusha me letrën ndryshojnë. Kosova çdoherë ka pasur brumë, edhe në këtë grup do ketë. Do vijnë edhe lojtarë nga U19. E kemi pak të vështirë”, shtoi Prekazi.

Në fund ai flet edhe në lidhje me tratativat për lojtarë të tjerë që po tentojnë të afrojnë në përfaqësuese. “Asnjëherë nuk flas me emra, futbolli është kolektiv. Ka lojtarë që po mundohemi t’i marrim, por kanë probleme me pasaportat. janë disa shtete që nuk e lejojnë dyshtetësinë. Federata po mundohet për anën teknike. Ata janë të bindur të vijnë me ne, po erdhën është më lehtë për të bërë një skuadër të fortë”, përfundoi trajneri i Kosovës U21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online