Prapaskena/ Interi humbi Vidalin për faj të… Rafinjës!

Nga avioni për në Romë në… Barcelonë. Historia e Malkom, brazilianit të Bordosë, ishte një thikë pas krahëve për verdhekuqtë, por për Interin mund të jetë njësoj edhe çështja “Vidal”, duke qenë se zikaltërit kishin një muaj që negocionin me Bajernin dhe, madje, kishin rënë dakord edhe për shifrat dhe mënyrën e blerjes, huazim sigurisht.

Por, Barcelona, edhe njëherë, mori skenën dhe e bëri në momentin e duhur. Kileni do të firmosë për katalanasit, duke mos shkuar te Interi. Por, çfarë e shtyu Barçën që të futej në këtë tratativë?

Sipas “El Mundo Deportivo”, gjithçka lidhet me akordin e pashkruar për Rafinjan, brazilianin e rritur te katalanasit. Interi e mori në huazim janarin e shkuar, pa derdhur asnjë qindarkë në arkat blaugrana. Premtoi dhe se do ta blinte në fund të sezonit, sidomos me arritjen e Champions, pra huazim me 35 mln euro për t’u paguar në dy sezone, plus 2 mln euro bonuse.

Megjithatë, në maj, Interi deklaroi se nuk mund ta blinte. Nga aty, inati i Barcelonës, që sapo gjeti momentin i prishi punë me Vidalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online