Prapaskena: Deshamp refuzoi Juven, e zbulon Luçiano Moxhi

Dy kupa bote, 20 vite në mes. Didier Deshamp më 15 korrik patri mundësinë të ngjitej në “olimpin e botës” edhe si trajner, pasi në krye të Francës triumfoi në “Rusi 2018”. Në finale mposhtën Kroacinë me rezultatin 4-2 dhe tashmë e ka shkruar emrin në histori krah Rumeniges dhe Zagallës, që e kanë fituar trofeun më të rëndësishëm në botë si lojtar dhe trajner.

Tekniku francez është në qendër të vëmendjes dhe janë të shumtë personalitet e botës së futbollit që komentojnë suksesin e Francës dhe të Deshamp. Në të shkuarën ai ka drejtuar Monakon, Juventusin dhe Marsejën, ndërkohë që prej vitit 2012 është në krye të “Gjelave”.

Luçiano Moxhi është një nga ata që e njeh Deshamp dhe në vitin 2004 zbulon se e ka kërkuar te Juventusi, por 49-vjeçari ka thënë “jo” me stil. Umberto Anjeli e donte në stol dhe ish-drejtori i bardhezinjve tentoi ta bindte, por francezi kishte qenë i prerë: “Unë vij vetëm nëse blini lojtarët që unë sugjeroj”.

Në atë periudhë torinezët po tregoheshin të kujdesshëm me shpenzimet dhe Moxhi e ka kuptuar qartë atë që ka dashur të thotë Deshamp. “Pra, ju doni të vini tek Juventusi”. Francezi po bënte mirë me Monakon në Ligue 1 dhe vazhdoi aty edhe për një sezon, ndërkohë që Kapelo mori drejtimin e bardhezinjve në periudhën 2004-2006. Më pas për dy vite Deshamp provoi të drejtonte ekipin ku kishte luajtur edhe si lojtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online