Anorthosis si Laçi, dy ditë para në Shqipëri

Laçi do të kërkojë kualifikimin të enjten në shtëpinë e tij ku do të presë skuadrën e Anorthosis. Siç dihet distanca mes Qipros dhe Shqipërisë nuk është e vogël dhe ç’është më e keqja nuk ka një linjë direkte mes këtyre dy vendeve. Siç mësohet qipriotët kanë mbërritur në Tiranë. Udhëtimi ka zgjatur për një orë dhe është realizuar përmes Athinës

Skuadra kurbinase e ndoqi një praktikë të tillë javën e shkuar, teksa preferoi që të udhëtonte 2 ditë para ndeshjes, në mënyrë që të mos ndihej shumë lodhja. Këtë shembull e kanë marrë dhe drejtuesit e Anorthosis, që kanë vepruar në të njëjtën mënyrë. Skuadra qipriotit do të zbresë pasditen e nesërme në seancën e fundit para ndeshjes me bardhezinjtë.

Laçi humbi në ndeshjen e parë me rezultatin 2-1 dhe ka shanse për të avancuar në raundin tjetër me një fitore qoftë dhe minimale në shtëpi. Laçi dhe Anorthosis do të ndeshen të enjten në orën 17:00 në stadiumin e Laçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online