Pranë marrëveshjes, Fiorentinën e merr një miliarder

Ky sezon rezultoi i errët për Fiorentinën. Ekipi vjollcë gjatë pjesës së dytë të sezonit ishte pranë një rreziku të madh, që konsistonte me rënien nga Serie A. Fatmirësisht arritën të mbijetonin, duke përfunduar të 16-tët. Mungesa e blerjeve dhe menaxhimi jo i duhur duket se e çuan skuadrën në këtë gjëndje. Tifozët kanë një mllef të madh me dy presidentët e klubit Andrea dhe Diego Della Valle.

Kështu, me shumë mundësi dy vëllezërve do i duhet ta lënë Fiorentinën në dorën e një pronari tjetër pas 17 vitesh. Në faqen zyrtare në internet të klubit nga Firence është njofutar se do të ketë një mbledhje urgjente të bordit drejtues. Sipas medieve italiane, në këtë mbledhje do të merret vendimi i shitjes së klubit.

Manjati Roko Komiso është gati të blejë Fiorentinën. Ai zotëron një pasuri të madhe dhe është themeluesi i gjigatit të shërbimit kabllor, “Mediacom”. Në mbledhjen e bordit do të jetë i pranishëm përfaqësuesi i tij, Xho Baron. Ky i fundit është administratori i Nju Jork Kozmos, klub në pronësi të Komisos.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *