Ditën e sotme, në Spanjë do të luhet derbi i Madridit, ku Atletiko dhe Reali do të përplasin brirët në një superndeshje, që do të luhet në “Ëanda Metropolitano”. Ekipet ndahen në renditje me vetëm dy pikë, ku respektivisht Reali ka 42 pikë dhe bardhekuqtë 44 pikë.
Ekipi i Solarit vjen në formë të mirë në kuadër të derbit, ndryshe nga Atletiko, e cila pas humbjes ndaj Betis një javë më parë, merr dhe lajmin e keq për mosrikuperimin e Kokes. Mesfushori, është një pikë kyçe në lojën e ekipit të Simeones dhe u mendua që do të ishte gati për ndeshjen e sotme.
Gjithsesi, sipas asaj që raportuan mediat spanjolle këtë mëngjes, Koke nuk do të jetë i gatshëm për përballjen ndaj Realit. Ndërkohë, lajm i mirë është rikthimi i Saul Niguez dhe Diego Godin. Ndeshja do të luhet në orën 16:15.