Portieri Bytyçi bën goleadorin, Bylisi thyen Apoloninë

Bylisi dhe Apolonia e kanë mbyllur vitin me një miqësore mes tyre dhe në fund rezultati i regjistruar ka qenë 3-2. Fierakët shënuan të parët me kapitenin Hysenshahaj, ndërkohë që më pas erdhi edhe goli i barazimit. Ballshiotët kishin edhe disa lojtarë në provë, por fitoren ua dha portieri Bytyçi.

Pogradecari shënoi me penallti golin e avantazhit 2-1, por Apolonia nuk u dorëzua dhe i riu Mihana shënoi dhe barazoi përkohësisht rezultatin. Në fund pati sërish penallti në favor të Bylisit dhe portieri Bytyçi sërish u tregua i saktë dhe i dha fitoren skuadrës së tij me rezultatin 3-2.

Miqësore – E enjte, më 27 dhjetor, ora 13:00
Bylisi-Apolonia 3-2
Shënues:
?, Bytyçi (2, pen.) / Hysenshahaj 13’, Mihana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *