Finalja e Europa League do të zhvillohet për herë të parë në Baku të Azerbaixhanit. Vendndodhja e eventit të shumëpritur nuk ishte idealja për skuadrën e Arsenalit, që ka në gjirin e saj futbollistin armen Henrik Mkihtarjan.
Situata e tensionuar gjeopolitike midis Armenisë dhe Azerbajxhanit nuk mund të anashkalohet edhe pse kemi të bëjmë thjesht me një ndeshje futbolli. Ligjërisht shtetasit armen nuk lejohet të shkelin ne territorin e Azerbajxhanit, por UEFA mund të ndërhyjë për të siguruar një përjashtim për 30-vjeçarin.
Gjithsesi, gjasat janë që futbollisti të mos pranojë të shkelë në territorin e Azerbajxhanit për shkaqe sigurie. Në vitin 2015, Mkihtarjan refuzoi të udhëtonte me Borusian e Dortmundit drejt Azerbajxhanit për një ndeshje të Europa League kundër Gabalës.
Urrejtja midis dy popujve është tepër e madhe për shkak të një konflikti për një sipërfaqe territoriale, për të cilin u zhvillua në luftë e shkurtër në vitet 90-të.