Prej këtij sezoni, UEFA ka vendosur të japë një çmim edhe për Lojtarin e Vitit në Europa League për sezonin paraardhës.
Në bazë të votimeve, fitues u shpall Pol Pogba, i cili la pas në renditje dy shokë skuadre, Zllatan Ibrahimoviç dhe Henrik Mkitarjan.
Pas tyre u rendit Aleksandre Lakazet, ndjekur nga Dolberg, Rashford, Klaasen, Herrera, Bertrand Traoré dhe Xheko.
“Faleminderit. Ndihem i nderuar që bëhem i pari që fiton çmimin e Lojtarit më të mirë në UEFA Europa League. Shpresoj që ky sezon të jetë po aq i mirë sa i shkuari, të shohim”, deklaroi Pogba pasi mori çmimin.