Skënderbeu shkon në Beograd, dy vjet pas “luftës” në stadiumin e Partizanit

Partizani i Beogradit është një ndër rivalët e Skënderbeut në grupet e Europa League. Një rival që duket se është i lidhur ngushtë me Shqipërinë, sepse 30 vite më parë ndeshej me Flamurtarin e Vlorës dhe klubi vlonjat shkruante një ndër faqet më të ndritura në historinë e vet, duke u kualifikuar, fitore 2-0 në Vlorë e humbje 2-1 në Beograd, me një gol magjik nga Sokol Kushta.

Në vitin 2014, po në stadiumin e Partizanit, u luajt pjesërisht ndeshja famëkeqe Serbi-Shqipëri, ndeshja e dronit, që u ndal nga trazirat e tifozëve serbë. Pikërisht aty mori rrugë ëndrra kuqezi për në Euro 2016.

Tani në stadiumin e Partizanit do të zbresë sërish në fushë një ekip shqiptar, Skënderbeu, që këtë vit ka shkruar historinë e futbollit shqiptar dhe që shpreson të vazhdojë në këtë rrugë, sepse tani ëndrrat nuk janë të ndaluara.

PARTIZANI – TROFE

Partizani i Beogradit ka fituar 42 tituj zyrtarë, ku përfshihen 27 kampionate kombëtarë, 14 kupa dhe një Kupë Mitropa.

KAMPIONATE – 27

Kampionati ish-jugosllav

Fitues (11): 1946–47, 1948–49, 1960–61, 1961–62, 1962–63, 1964–65, 1975–76, 1977–78, 1982–83, 1985–86, 1986–87

Kampionati Serbi&Mali i Zi

Fitues (8): 1992–93, 1993–94, 1995–96, 1996–97, 1998–99, 2001–02, 2002–03, 2004–05

Kampionati serb

Fitues (8): 2007–08, 2008–09, 2009–10, 2010–11, 2011–12, 2012–13, 2014–15, 2016–17

 

KUPA KOMBËTARE– 14

Kupa e ish-Jugosllavisë

Fitues (5): 1947, 1952, 1954, 1957, 1989

Kupa Serbi&Mali i Zi

Fitues (4): 1991–92, 1993–94, 1997–98, 2000–01

Kupa e Serbisë

Fitues (5): 2007–08, 2008–09, 2010–11, 2015–16, 2016–17

 

NDËRKOMBËTARE

Kupa e Kampioneve/UEFA Champions League

Finalist (1): 1965–66

Kupa Mitropa

Fitues (1): 1978

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online