Poçi: Presim 2-3 goditje për Besën e madhe!

Trajneri është optimist në prag të sezonit të ri. Sot luhet miqësorja e fundit në Shkodër…

Fatmir Efica

“Jemi në luftë me kohën, por nuk dorëzohemi. Presim edhe 2-3 përforcime deri në prag-startin e kampionatit të ri. Nëse kjo ndodh, atëherë…Besa që dua unë si trajner, por edhe presidenca apo tifozët do të jetë një realitet shumë shpejt. Jemi optimist dhe besojmë, – tha trajneri Artion Poçi i skuadrës verdhezi pak minuta para se të startonte seanca e djeshme stërvitore. Te Besa, tashmë ka optimizëm, sepse situata ka ndryshuar shumë për mirë, sidomos me ardhjen e fundit e konkretisht të lojtarëve me eksperiencë si: Hoxha, Mihani apo dhe Shabani, Çelhaka e Duka.   

MIQËSORJA – “Do e mbyllim ciklin e miqësoreve në prag të startit të kampionatit të ri, duke luajtur nesër (sot) pasdite ndaj Vllaznisë B në Shkodër. Tashmë, porta duket e stabilizuar, mbrojtja e “blinduar”, mesfusha me kapacitetet e duhura dhe sulmi që po e shohim me imtësi. Janë rikthyer disa futbollistë me përvojë dhe që dinë ta “marrin për dore” ekipin edhe në raste vështirësish. Konkretisht Erand Hoxha, Meglid Mihani, Mirel Duka apo dhe Saimir Çelhaka që ka rinisur sërish punën, duket se përbëjnë një “kuartet” të mirë. Në bashkëveprim me pjesën tjetër të futbollistëve krijojnë momentalisht një “ansambël”. Që, “melodinë” e punës dhe fryteve do të ketë duartrokitjet dhe emocionet që pritet t’i dhurojnë sportdashësve kavajas. Gjithnjë, në rast të evidentimit sa më mirë e sa më bukur të rezultateve pozitive, madje, në mënyrë sistematike. Unë kam vërtetë besim të palëkundur në këtë pikë, ndaj zgjodha dhe rriskova të jem në krye të skuadrës”, – tha trajneri Artion Poçi, një emër që gëzon vërtetë respekt maksimal në futbollin Kavajas.

ORGANIKA – “Kemi ende një numër më të madh nga i duhuri në stërvitje. Do të ketë edhe një seleksionim final. Pastaj…“qepet” përfundimisht organika e sezonit të ri që tanimë është te pragu i derës. Pas miqësores së fundit me Vllazninë B sot në Shkodër, javën tjetër ne kemi 2 përballje shumë të forta, me dy skuadrat e mëdha të kryeqytetit. Tiranën për turin e parë të kupës më 13 shtator dhe Dinamon në startin e kampionatit më 16 shtator. Koha e seleksionimeve është në limitin e saj. E kam përshëndetur mënyrën se si disa lojtarë kanë nisur të mendojnë për zgjedhjen e tyre”, – ka përfunduar Poçi deklaratën e tij.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online