Totenhemi përballet nesër në transfertë me Interin në Champions, ndërkohë që sot ka dalë para mediave trajneri Mauricio Poçetino. Të gjithë shohin anglezët si favoritë, por nuk është i këtij mendimi tekniku i “Spurs”-ave.
“Nuk mendoj se jemi ne favoritë. Ekipi është një klub me plot histori, një klub që po bën mirë. kanë lojtarë të mëdhenj dhe një trajner të rëndësishëm. Do të jetë një grup shumë konkurrues dhe shpresojmë që nesër të marrim një rezultat pozitiv. Jemi të dy ekipet në të njëjtin pozicion, vijmë nga një moment i ngjashëm në këtë ndeshje. Do luftojmë të dy ekipet për të fituar. Ndodh në një periudhë si kjo që humb disa ndeshje, ndaj nesër do të jetë e vështirë”, tha mes të tjerash Poçetino.
MUNGESAT – Do të jenë disa lojtarë që do të mungojnë te Totenhemi. “Loris, Dele Ali dhe Sisioko janë të dëmtuar. Ata kanë qëndruar në Londër. Aldervield dhe Tripier kanë qëndruar gjithashtu atje dhe është zgjedhje taktike. Nuk mund të marrim me vete 25 lojtarë”, shtoi trajneri i skuadrës angleze, i cili më tej theksoi se nuk ka asnjë dënim për ndeshjen e fundit.
“Nuk e kam bërë kurrë në karrierë. Nuk ka asgjë pas zgjedhje të bëra. Kam zgjedhur thjesht të luaj me lojtarë të tjerë nesër mbrëma”, tha Poçetino.
LODHJA – Kejn është shprehur se ndihen të lodhur, ndërkohë që Poçetino në lidhje me këtë aspekt është shprehur: “Nuk është ky problemi. Rezultatet së fundmi nuk kanë qenë më të mirat. Nuk po flas vetëm për ndeshjen me Liverpulin, që vitin e shkuar luajti në finalen dhe ka bërë merkato me emra të rëndësishëm. Nuk jam i zhgënjyer nga ndeshja e fundit dhe askush nuk ka ardhur të më thotë se jam i lodhur, apo që nuk është gati”.
“Duhet të përmirësohemi, por është e lehtë të ‘godasësh’ kur nuk fiton. Mund të thuhen shumë gjëra. Te ne ka ekuilibër, punojmë gjithmonë shumë dhe unë kërkoj gjithmonë më të mirën. Të gjithë tifozët tanë duhet të falënderojnë skuadrën dhe Herri Kejn. Kontributi i tij vështirë se mund të kontestohet”.