Akordi është arritur dhe Milani do të prezantojë shumë shpejt goditjen e radhës në merkato. Pas Kruniç dhe Teo Hernandez është radha e Ismael Benaser. Algjeriani 21-vjeçar i Empolit është një mesfushor modern, i cili bën pjesën ofensive dhe atë defensive.
Lojtari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 1.5 milionë eurosh në sezon, ndërsa kuqezinjtë do të derdhin 16 milionë euro në arkat e Empolit. Kjo është marrëveshja e dytë e “djallit” me klubin toskan pas blerjes së boshnjakut Kruniç.
Benaser luajti 37 ndeshje sezonin e kaluar dhe numëron 13 të tilla me kombëtaren algjeriane. Ai është kthyer në titullar te kombëtarja afrikane, ndërsa po shkëlqen në Kupën e Afrikës. Algjeria është kualifikuar në çerekfinale dhe të enjten në orën 18:00 do të përballet me Bregun e Fildishtë për një vend në katër më të mirat.