Po shkëlqen me të rinjtë e Lacios dhe kërkohej nga “Premier League”, në Itali vendoset fati i Angelo Ndreckës

Dy vite më parë Angelo Ndrecka u bë lojtari më i ri shqiptar që aktivizohet në Serinë A. Në atë kohë, Ndrecka ishte lojtar i Kievos dhe më pas u transferua tek klubi elitar i Italisë, Lacio. Djaloshi shqiptar luan si mbrojtës i majtë dhe është pjesë e të rinjve të kryeqytetasve. Për të shfaqën interesime edhe ekipe nga “Premier League” sipas raportimeve që erdhën nga media italiane. Së fundmi, po në vendin fqinj shkruajnë se Lacio është i bindur në aftësitë e mbrojtësit shqiptar dhe po ndryshon strategji.

Në finalen e humbur për Kupën e Italisë kundër Fiorentinës, Ndrecka ishte lojtari më i mirë në fushë te Lacio Primavera. E sipas “La Repubblica”, krahu i majtë i mbajtur nga lojtari shqiptar ka dhënë gjithmonë nivel të shkëlqyer. 173 cm, vrapim, shpejtësi dhe teknik. Këto janë të gjitha karakteristikat e Ndreckës që ka marrë premtimin për të bërë hapin e madh në ekipin e parë. Deri atëherë mbrojtësi duhet të garantojë sigurinë për të rinjtë e Lacios. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online