“E meriton një klub si Arsenali“, trajneri që i hoqi shiritin e kapitenit vlerëson Xhakën: Është i jashtëzakonshëm

Granit Xhaka ka rikthyer paqen me tifozët dhe klubin e Arsenalit, ku vazhdon të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës. Mesfushori shqiptar humbi shiritin e kapitenit në kohën kur Emeri ishte në krye të pankinës, për shkak të një shprehjes së pakënaqësisë në lidhje me tifozët. Por sot, kur të dy nuk janë më pjesë e së njëjtit ekip, trajneri spanjoll flet me fjalë të mëdha për Xhakën, të cilin e vlerëson si lojtar, por edhe si individ.

“Ai meriton të jetë në një klub si Arsenal dhe meriton respektin e njerëzve. Unë e bëra atë kohë dhe e bëj tani. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe person i dyfishtë i jashtëzakonshëm. Jam vërtet i kënaqur që po e shijon te Arsenali”, ka thënë Unai Emeri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online