Po shkëlqen me Milanin dhe është nga më të mirët në Europë, Hernandez nuk e ka ende ftesën e Kombëtares

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez duket se do të ndjekë hapat e vëllait të tij, Lucas Hernandez duke refuzuar Spanjën. 23 vjeçari ka deklaruar se ndihet francez dhe dëshiron t’i bashkohet Kombëtares së Francës.

Sipas “RMC Sport”, trajneri Didier Deschamps është duke konsideruar ta shtojë Hernandezin në skuadrën për “Euro 2020” këtë verë.

Theo Hernandez kaloi nga Reali i Madridit tek Milani në vitin 2019, ku po kalon formën më.të mirë në karrierën e tij. Me fanellën kuqezi ka arritur të shënojë 8 gola dhe ka regjistuar 43 asistime për shokët e skuadrës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online