Juventusi për momentin është një prej ekipeve më të kompletuar në botë. Ka lojtarë me shumicë në çdo repart, aq sa dikush duhet të largohet patjetër për të gjeneruar të ardhura, por edhe për t’i hapur rrugë dikujt tjetër.
Paulo Dibala është një nga ata që duhet të mendojë se ç’do të bëjë me të ardhmen. Argjentinasi është familjarizuar me stolin dhe kështu pritet të vazhdojë edhe sezonin e ri me Sarrin. Kështu, ai dhe drejtuesit e klubit po planifikojnë një largim të tij.
Nuk janë të pakta klubet, që e duan yllin latin, me Totenhem që ka shprehur “dashurinë” më të madhe. Mediet angleze raportojnë se Dibalas i është mbushur mendja për t’u larguar dhe ka pranuar ta bëjë këtë te Totenhemi.
Londinezët kanë një skuadër që mund të luftojë për gjithçka dhe “La Joya” është gati për t’iu bashkuar një sfide të tillë. Marrëdhëniet e mira trajnerin Poçetino kanë gjithashtu një ndikim të madh. Transferimi sulmuesit në Premier Ligë pritet të kushtojë rreth 100 milionë euro.