Një nga futbollistët më të mirë të Ajaksit, Doni Van de Bek, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave me emër në Europë. Me një të ardhme të ndritur, holandezi është objektiv kryesor i disa nga skuadrave më të mëdha, ndërsa PSG kërkon me insistim shërbimet e tij.
I vlerësuar 25 milionë euro nga Transfermarkt, Van de Bek është një talent mjaft premtues dhe trajneri Tomas Tuhel e sheh si lojtari ideal për të luajtur pas treshes Mbape-Nejmar-Kavani. 22-vjeçari holandez ishte njeriu që i shënoi Totenhemit në Londër në takimin e parë gjysmëfinal mes dy skuadrave.
Po ashtu, Van De Bek i shënoi dhe Juventusit, si dhe bëri një paraqitje të shkëlqyer përballë Realit të Madridit. Përveç PSG-së, edhe Arsenali dhe Barcelona kanë shfaqur interes për mesfushorin, por kampionët e Francës shihen si favoritë për të arritur te firma e tij.