VIDEO | Blazers i kundërpërgjigjet Nuggets, McCollum heroi

Portland Trail Blazers ka vendosur baraspeshën me Denver Nuggets, pasi ka fituar me rezultatin 90-97. Miqtë e nisën mirë takimin e dytë, duke arritur të krijojnë një diferencë prej 15 pikësh pas dy periodave të para. Reagimi i Nuggets në periodën e tretë hasi në rezistencën e Blazers, që shënuan një pikë më pak se kundërshtari. Vendasit në periodën e fundit e ngushtuan rezultatin në 7 pikë, por pa mundur ta përmbysnin.

C.J. McCollum ishte lideri i Blazers në këtë ndeshje. Ai shënoi 20 pikë, ndërkohë që asistoi 6 asiste dhe rebound. Enes Kanter dhe Rodney Hood shënuan nga 15 pikë, kurse Damian Lillard 14. Nga ana tjetër Nikola Jokiç u ndal në kuotën e 16 pikëve. Serbi asistoi 6 herë si dhe rikuperoi 14 topa na tabelë.

NBA | PLAY-OFF (GJYSMËFINALET E KONFERENCAVE)
Denver Nuggets-Portland Trail Blazers 90-97 (1-1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online