Po bën xhiron e mediave në gjithë botën, UEFA kthen përgjigje nëse do të ketë dënim për Arnautoviç

0

Ndodhia e djeshme në përballjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, teksa Arnautovic ka fyer Alioskin për origjinën e tij në bazë të raportimeve, është duke bërë xhiron e gjithë mediave botërore. Në Greqi, Turqi, Austri dhe së fundmi në mediat britanike gjithashtu ky raportim po zë vendin e parë.

Kjo nisur edhe nga reagimi i Arnautovic në faqen zyrtare që edhe pse shprehet se nuk ka vend për racizëm, nga ana tjetër kërkon falje për shqiptarët dhe maqedonasit duke lënë të nënkuptohet se pranon fajin.

“Sportmail” ka kontaktuar me UEFA-n për të parë nëse mund të ketë një dënim të mundshëm, por përgjigja është se nuk ka asnjë çështje disiplinore të hapur për të tre ndeshjet e zhvilluar në ditën e djeshme. Megjithatë pas këtyre reagimeve të fundit pritet që situata në fjalë të rishikohet. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.