“Kam shumë shokë nga Shqipëria”, Arnautoviç reagon në faqen zyrtare dhe shkruan në gjuhën shqipe

0

Arnautoviç ka reaguar sërish sa i përket konfliktit me Alioskin pas golit të shënuar të Austrisë. Futbollisti me origjinë serbe i frikësohet një dënimi të mundshëm nga UEFA pasi në raportimet e mediave ka pasur gjuhë raciste për origjinën e Alioskit. Së fundmi Arnautoviç ka reaguar me një “Story” në “Instagram” ku shkruan edhe në gjuhën shqipe.

“Kishte disa fjalë urrejtje mes emocioneve në këtë ndeshje dhe për të cilat unë kërkoj falje. Më saktësisht për miqtë e mi nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Dua të qartësoj dicka: “Nuk jam racist”. Kam shokë nga secili shtet. Kush më njeh mua e di këtë gjë. Më falni”, shkruan Arnautovic. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.