Pika e vetme që na barazon në Europë, kur futbolli në Shqipëri i lë mbresa edhe presidentit të FIFA-s

0

Dikur Shqipëria ishte vetëm një numër për Qeverinë e Futbollit në Europë dhe Botë. Pra mes shumë Federatave të Futbollit në UEFA dhe FIFA, renditej diku në fundin e listës edhe vendi ynë. Kjo mëse e qartë për shkakun se në një vend të varfër nuk mund të kulmonte kurrsesi sporti. Por kohët kanë ndryshuar dhe tashmë nuk jemi më vetëm ai vendi i vogël në hartë që ndodhet afër Greqisë.

Zhvillimi i futbollit në Shqipëri, ndërtimi i stadiumeve të reja dhe që janë më afër modernizimit në bazë të kushteve të UEFA-s dhe FIFA-s, përparimi i ekipeve shqiptare me turret në Europë, iniciativa për të zhvilluar futbollin e femrave dhe një sërë faktorësh të tjerësh sollën për herë të parë finalen e një kompeticioni të rëndësishëm në Tiranë.

“Conference League” do ta luajë për herë të parë në kryeqytetin e Shqipërisë atë që cilësohet si akti i fundit. Vetë prania e Armand Dukës si anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është një tjetër tregues për rritjen e rëndësisë që kemi mes shteteve të tjera. Për më tepër edhe vetë fjalët e presidentit të FIFA-s, Infantino, në Asamblenë e Përgjitshme të FSHF-së i shkojnë për shtat po së njëjtës llogjikë.

I dashur President i Federatës Shqiptare të Futbollit, i dashur Armand,

Të dashur miq të futbollit në Shqipëri             

Të dashur pjesëmarrës,

Jam shumë i lumtur t’ju përcjell përshëndetjet e mia dhe t’ju uroj të gjithëve sot një Asamble te Përgjithshme Vjetore shumë produktive dhe të suksesshme.

Jemi shumë të lumtur të shohim punën e madhe dhe të vazhdueshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, si brenda dhe jashtë fushës. E ardhmja e futbollit është e varur nga modernizimi, prezantimi i teknologjive të reja dhe infrastruktura e duhur për këdo të përshfirë në zhvillimin e lojës, në të gjitha nivelet.

Falë përkushtimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe me mbështetjen e FIFA-s, kemi parë implementimin e standarteve të reja dhe moderne, ndërkohë që presim, shumë shpejt, prezantimin e video asistent arbitrit diçka që ne presim të fuqizojë futbollin në Shqipëri.

Parimi themelor i Vizionit tim për vitet 2020 – 2023 është t’a bëj futbollin realisht global dhe progresi i Shqipërisë veçanërisht më jep kënaqësi. Është mahnitëse kur sheh një vend kaq pasionat për lojën, që ndërmerr hapa kyç, të sigurt drejt rritjes së konkurrueshmërisë së futbollit dhe zhvillimin e tij në të gjitha nivelet e tij.

Kujdesi i veçantë i treguar ndaj futbollit të femrave, me incentivime për klubet që të formojnë ekipe femrash është shumë i rëndësishëm, dhe pa dyshim, futbolli tashmë rezonon me më shumë femra e vajza në të gjithë vendin.

Jemi shumë të lumtur të mbështesim ndërtimin e selisë së re të financuar me fondet e programit FIFA Forëard dhe infrastrukturën sportive të saj, çka përfaqëson një hap gjigand sot dhe për të ardhmen. Ndërkohë, kemi ofruar mbështetjen tonë gjatë pandemisë përmes Planit Lehtësues të FIFA-s për COVID-19.

I përcjellim urimet më të mira trajnerit Edoardo Reja dhe ekipit të tij për kualifikueset e Kupës së Botës. Ju jeni në një grup të fortë me Anglinë, Poloninë dhe Hungarinë, gjithashtu edhe Andorrën dhe San Marinon, dhe përgëzojme ata – dhe ju – për fillimin e mbarë, duke përfshirë dy fitoret.

President Armand, pjesëtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju falenderoj. Ju lutem vijojeni këtë punë të madhe për ruajtjen e së ardhmes, integritetit dhe zhvillimit të futbollit shqiptar.

Faleminderit dhe suksese në Asamblenë tuaj Vjetore.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.