“Po bëhet gati të debutojë me Fiorentinën në Serinë A”, media prestigjoze shkruan për 19-vjeçarin: I tha jo Italisë për Shqipërinë, i lidhur me origjinën

Sulmuesi 19-vjeçar Eljon Toci arriti që të shënonte tre gola me ekipin e të rinjëve të Fiorentinës ndaj Romës në “Primavera”, në atë fitore me shifrat 5-2. Kryeqytetasit po kryesojnë kampionatin dhe për këtë arsye golat e Tocit kanë tërhequr vëmendje të madhe. Sulmuesi i cili është pjesë e Shqipërisë U-21, ka pasur edhe thirrje nga Itali.

Gjithçka e zbulon media prestigjoze italiane “Calciomercato” e cila shkruan: “Italia U-19, në fakt ka tentuar ta thërrasë, por ka refuzuar pasi ndërkohë ka mbërritur edhe thirrja e Shqipërisë së tij. Në fakt, Eljoni është shumë i lidhur me origjinën e tij dhe nuk e ka menduar dy herë të thotë po”.

Gjithashtu Calciomercato tregon se debutimi me ekipin e parë të Fiorentinës nuk është larg për këtë sulmues, që po shfaq vlera të mëdha në futbollin e të rinjëve duke treguar diferencën nga shokët e skuadrës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online