Po kjo çfarë ishte? I hyn futbollit në moshën 70-vjeç, saktësia e Gëzim Jataganit mund të turpërojë disa lojtarë të Superiores (VIDEO)

Nga Klaudio Ndreca

Kurrë nuk është vonë për të realizuar dëshirat dhe ëndrrat e tua. Nëse nuk merret shpërblimi i kërkuar dhe i merituar, gjithsesi është arritje nëse përmbush pasionin tënd dhe nuk gjen asnjë justifikim, edhe në momentet kur logjika e çdokujt tjetër të etiketon si “të çmendur” apo “anormal”. Në fund, ti e provove!

Kjo është historia e Gëzim Jataganit, që pasioni për futbollin i erdhi vonë, shumë madje, në moshën 70-vjeçare. Por kjo nuk ishte një arsye e mjaftueshme që Jatagani të mos e niste kurrë zbritjen në fushën e blertë, përkundrazi, ai gjeti mundësinë për t’u stërvitur në një stadium.

Çdo ditë zgjedh që të stërvitet dhe të ushtrojë pasionin e tij në Berat, si të ishte një djalosh i ri dhe me ëndrrën për t’u bërë dikush në të ardhmen. Në fakt, më tepër se kaq, pasi lojtarët e rinjë në ditët e sotme shpeshherë kërkojnë disa ditë pushimi për t’u relaksuar, por oksigjeni i Jataganit është vetëm fusha e blertë.

Disa video të publikuara në rrjetin e tij social janë edhe më tepër impresionuese. 70-vjeçari arrin që të shënojë nga goditja e këndit, në portë, pa e parë fare atë dhe i kthyer në krahun e kundërt, ndërsa topi merr vijën e drejtë dhe futet në rrjetë në momentin e fundit me një përllogaritje të frikshme. Madje këtë lloj realizimi mund ta bëjnë edhe shumë pak lojtarë të Superiores, që kur ia dalin në një kënd të tillë por me vështrimin nga porta, ndryshe nga Gëzimi që rrit shkallën e vështirësisè, e publikojnë në rrjetet sociale për të treguar “super formën” e tyre.

Por ja ku vjen edhe rasti i 70-vjeçarit për të treguar se ku mund të arrihet me punë dhe shumë përkushtim në atë që kërkon të bësh. Asnjë qëllim për të fituar para apo për të bërë për vete një publik, stadiumi është i boshatisur kur Jatagani stërvitet, por dashuritë më të bukura janë ato që përjetohen të vetme dhe nuk ndahen me të tjerë. Ne kemi arritur që të zbulojmë këtë rast të veçantë në Shqipëri dhe dëshira më e madhe e këtij 70-vjeçari ishte që një ditë të takohej me idhullin e tij, Lorik Canën. /Sport Ekspres/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online