Plori: S’ka më probleme pagash, ja ku do fokusohet merkato e Burrelit

Lufta për mbijetesë është kthyer në diçka të zakonshme te skuadra e Burrelit. Trajneri i matjanëve, Elvis Ploti, ka folur për “RTSH Sport”, në lidhje me lëvizjet te skuadra e tij dhe për problematikën e pagesave të prapambetura.

“Kanë ardhur disa lojtarë në provë, ndërsa shumë lojtarë janë larguar nga skuadra dhe unë së bashku me drejtuesit kemi menduar të bëjmë diçka të mirë për të siguruar sa më shpejt mbijetesën”.

AFRIMET E REJA – “Do fillojmë me portën dhe qendrën e mbrojtjes, pasi aty shikoj një mungesë stabiliteti, gjithashtu do kërkojmë dhe një anësor të shpejtë, që t’i përshtatet lojës sime. E rëndësishme është që klubi të jetë korrekt, pasi e dimë që në Shqipëri kanë shumë probleme financiare. Kur kam ardhur kam kërkuar që të jetë kjo korrektësi. Në ekipet që administrohen nga bashkia, problemet e pagave zgjidhen në fazën e dytë, pasi buxhetet vjetore miratohen në janar e në muajt në vijim”, tha Plori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *