Plori apo Devolli te Besëlidhja? Përgjigje të drejtpërdrejta dhe me “kode”

Duke qenë se thashethemet e merkatos e shikonin Bledar Devollin dhe Elvis Plorin afër pankinë së Besëlidhjes, kureshtjen për të marrë lajmin nga burimi i saktë, Sportekspres.com e shuajti duke kontaktuar me dy teknikët. Në fakt, përgjigja e Devollit ishte kategorike “Jo”, ndërsa Plori lë “shtigje” të hapura.  dukej sa e pavërtetë, po aq edhe afër Besëlidhjes.

“Nuk kam asnjë kontakt me klube të Kategorisë së Parë, pretendoj vetëm pankinë në Superiore”, ishte kjo përgjigja e Devollit.  Plori e le të hapur rrugën: “Ende nuk kam një përgjigje, por besoj se javën tjetër do vendoset gjithçka. Unë jam në tregun e trajningut dhe mbetem i gatshëm të bashkëpunoj me çdo skuadër, me kushtin që të krijohet një ekip pretendent”, ishte kjo përgjigja e Plorit, që duket sikur e konfirmon faktin se ai kërkohet për pankinën e Besëlidhjes.

41-vjeçari Elvis Plori ka 10 sezone që i ka hyrë rrugës së trajningut, me startin si asistent te Vllaznia dhe më pas me skuadra të Superiores dhe të Kategorisë së Parë, si trajner i parë te Burreli disa sezone, Tërbuni e Kastrioti.

Besëlidhja ka mbetur pa trajner pas largimit të Vladimir Gjonit në fundin e sezonit të kaluar dhe Plori është një nga kandidaturat. Një emër tjetër i tentuar nga lezhjanët ka qenë edhe Samuel Nikaj, i cili pritet ta vijojë karrierën në Kosovë.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *