PSG ka vendosur të dërgojë Adrien Rabiot të stërvitet me ekipin e dytë dhe ky dënim vjen për shkak të “flirtimeve” të mesfushorit me ekipet e tjera dhe faktin që nuk ka pranuar të rinovojë kontratën.
Ajo i skadon në verë dhe PSG do të detyrohet të humbasë shërbimet e tij pa fituar asnjë euro. Agjentja e lojtarit, e cila është dhe nëna e tij, ka prishur çdo raport me drejtuesit e kampionëve të Francës dhe po negocion prej kohësh me klubin e Barcelonës.
PSG nuk e mori 23-vjeçarin në minifazën përgatitore në Doha dhe atij nuk i ka pëlqyer kjo gjë. Rabiot është lodhur nga kjo situatë dhe, siç raporton “L’Equipe”, është gati të dërgojë klubin në gjykatë.
Francezi nuk e duron faktin që po stërvitet me ekipin e dytë dhe shpreson që kjo situatë të ndryshojë, përndryshe palët do të përfundojnë përballë një… gjykatësi!