Plas te Kosova/ Edon Zhegrova flet hapur kundër FFK-së: Intriga të njerëzve amatorë që vendosin për Kosovën, njerëz injorantë që nuk ia duan të mirën vendit

Situata nuk është aspak e mirë te Kosova. Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova ishin befasia me mungesën e tyre në listën e dardanëve për ndeshjet e nëntorit. Dy lojtarët janë kritikuar nga opinion pubik dhe mediat që nuk ishin të pranishën kundër Izraelit, por përgjigjen ka vendosur ta thojë hapur Zhegrova. Sulmuesi i Lilës ka komunikuar përmes rrjeteve sociale se persona pranë Federatës vendosin fatet e Kosovës në forma individuale.

“U rrita ne Prishtine me ëndrren qe nje dite do te luaj per Kombetaren time edhe pse deri sa e krijuam Kombetaren e Kosoves ,mua me ofruan shum oferta ,shum joshje te jem diku tjeter , po per mua ishte vetem nje enderr te luaj per atdheun tim per Kosoven. Endrra u realizua se bashku me punen e te ndjerit Fadil Vokrri ,me gjith njerzit profesionist dhe gjith Dardanet anemban vendit e botes. Te dashur tifoz ditet e fundit erdha ne pikpytje te luaj apo te mos luaj nga njerz te kombetares qe ata vendosin per fatin e Kosovës ne forma individuale dhe asnjeher zyrtare. T ua them te verteten shum her isha penges e disa personave ne kombetare dhe thashethemet ishin drejtuar kundrejt meje por nuk kam folur vetem te mos e prishi harmonin e kombetares sepse me ne fund rendesi ka kombetarja dhe rezultatet e jo intrigat dhe thashethemet e njerzve amator kundrejt meje.

Lojen e fundit nuk kisha mundesi te jem pjes e Kosoves dhe pergjigja e tyre ishte nese nuk do vjen ket ndeshje harroje edhe ndeshjet tjera nuk po na duhesh ,e quditshme kur jom ne formen ma te mire une ma ne fund sakrifikoj gjithqka per Kombetaren time por jo per njerzit me kalkulime dhe injorant qe nuk ja duan te miren vendit ……Turp Une Biri yt Kosove jam i gatshem qdo here per vendin tim per kombetaren time dhe sa her te me thirr vendi do jam aty i pari siq e kam deshmuar ju Dua i juaji Edon Zhegrova”, ka komunikuar Edon Zhegrova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online