Izraeli surprizon Zvicrën në minutat e fundit, helvetët rrezikojnë edhe vendin e parë

Zvicra vazhdon serinë e rezultateve negative. Pas barazimeve me Kosovën dhe Bjellorusëin, një tjetër barazim është regjistruar për helvetët. Izraeli ka befasuar Zvicrën në minutat e fundit mbrëmjen e sotme. Zviceranët kaluan të parët në avantazh, duke gjetur rrugën e rrjetës me anë të Vargasit në minutën e 36 të takimit.

Helvetët kanë ruajtur avantazhin deri në minutën e 89, atëherë kur Vajsmani shkundi rrjetën dhe i dha barazimin Izraelit. Tashmë Izraeli shkon në kuotën e 12 pikëve dhe gjendet vetëm 4 pikë larg Rumanisë e Zvicrës, të cilat kanë kuotë të barabartë pikësh. Ndërkohë helvetët rrezikojnë edhe vendin e parë në grup, teksa përpara i presin dy ndeshje të rëndësishme ndaj Kosovës dhe Rumanisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online