Kamza është e cunguar në fushën e blertë, pasi disa prej futbollistëve (tetë) nuk kanë pranuar që të zbresin në fushë. Gazetari Gjergji Stefa ka raportuar në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport se e gjithë kjo situatë ka ardhur prej pagesave të padhëna.
Presidenti Qarri ka kërkuar që Bashkia të japë pjesën e vet të parave, që shkon në shumën e 200 milionë lekëve. Deri më tani presidenti ka shpenzuar 240 milionë. Ndërkohë lojtarët kanë vënë ultimatum që të paguhen.
Prej katër muajsh ata nuk marrin pagat mujore dhe presin deri të mërkurën që t’u kalojnë pagat që u takojnë. Kryebashkiaku Xhelal Mziu ende nuk ka kthyer përgjigje pas letrës së hapur që Qarri publikoi ditë më parë.