Bajerni i Mynihut nuk po kalon një moment të vështirë. Barazimi në shtëpi kundër Ajaksit në Champions ka lënë një shije të hidhur, ndërsa ekipi regjistroi ndeshjen e tretë pa fitore. Barazime në shtëpi me Augsburgun dhe Ajaksin dhe humbja në kryeqytet përballë Hertës së Berlinit.
Lojtarët kanë filluar të mërziten me trajnerin e tyre dhe kolumbiani Rodrigez ka shpërthyer ndaj Niko Kovaç siç citon gjermanja “Bild”. “Këtu nuk jemi në Frankfurt” i është drejtuar kolumbiani trajnerit Kovaç, i lodhur nga lëniet jashtë loje dhe rrotacioni i shpeshtë i trajnerit, duke i kujtuar ish-ekipin e tij.
Atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk është e mirë dhe ka dhe të tjerë lojtarë, të cilët nuk e durojnë dot faktin që Kovaç dhe stafi i tij komunikojnë në gjuhën kroate gjatë stërvitjeve të ekipit, duke treguar mungesë respekti për lojtarët, të cilët nuk kuptojnë asgjë nga bisedat mes trajnerit dhe bashkëpunëtorëve të tij.