Plas çështja e parë te Franca pa nisur Europiani! Giroud dhe Mbape janë kundër njëri-tjetrit, trajneri evitoi spektaklin

Franca do të fitonte në shifrat 3-0 kundër Bullgarisë në miqësoren e fundit përpara nisjes së Europianit. Dy gola erdhën nga ana e Giroud, me sulmuesin e Chelsea-t që mori vendin e Benzemas të dëmtuar. Padyshim që jemi duke folur për Kombëtaren e cila është favoritja kryesore për ta fituar Europianin duke parë emrat e lojtarëve në përbërje.

Trajneri Deshamp nuk do të ketë hall koke cilësitë në ekip, por mënyrën sesi do të menaxhojë këto yje. Çështja e parë nuk ka vonuar shumë për të plasur. Oliver Giroud ka lëshuar thumba në drejtim të Mbapes pas ndeshjes kundër Bullgarisë. Sipas tij janë disa lojtarë individual që nuk zgjedhin t’i pasojnë në mënyrë të mjaftueshme që të gjejë golat.

Pra duke ia veshur gjithë përgjegjësinë Kilian Mbapes. Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, Mbape ishte aq shumë i mërzitur për mënyrën sesi u sulmua në media nga ana e Giroud, sa kërkonte të paraqitej në konferencë për shtyp për të kthyer përgjigjen e tij. Megjithatë ishte trajneri Deshamp që evitoi këtë spektakël që do t’i shërbente vetëm rivalëve, me trajnerin francez që kërkoi fokusin total te ndeshja me Gjermaninë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online