Ndërkohë që do të luhen edhe tre javë nga faza e dytë e Kategorisë së Parë, ndryshe nga javët e kaluara, FSHF-ja ka përcaktuar datat e zhvillimit të ndeshjeve për javën e 16-të të shtrirë në dy ditë. Pesë ndeshje janë planifikuar që të luhen ditën e shtunë datë 9 shkurt 2019, kurse pesë të tjerat ditën e dielë 10 shkurt, një mundësi kjo jo vetëm për pjesën e transmetimit televiziv, por edhe për t’i dhënë më shumë kohë përgatitjeje skuadrave që marrin pjesë në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.
Në Grupin A, të shtunën do të luhen vetëm dy ndeshje. Veleçiku pret Erzenin, skuadër që në javën e kaluar i shkaktoi humbje Vllaznisë kryesuese në këtë grup, ndërsa në Burrel do të jetë Korabi përballë matjanëve. Ditën e diel do të luhen tri ndeshjet e tjera të këtij grupi, ku kalendari duket jo i favorshëm për Shënkollin, Ilirinë e Vorën që do të luajnë në transfertë ndaj Vllaznisë, Dinamos e Besëlidhjes.
Ndërkohë, tre ndeshjet e Grupit B të cilat do të luhen ditën e shtunë: Besa-Egnatia, Lushnja-Elbasani dhe Oriku-Turbina duken si sfida që orientojnë skuadrat vendase drejt pesë të parave në këtë grup. Të dielën janë dy sfida shumë përcaktuese: Tomori-Apolonia është shanci për të dyja skuadrat që të ngjiten në renditje drejt pesë skuadrave të para, ndërsa në Pogradec, Bylisi do të kërkojë konfirmimin në kreun e këtij grupi. Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 14:00.
AGRON KAJA
KATEGORIA E PARË – Java 16
GRUPI A
Datë 9 shkurt 2019
Veleçiku-Erzeni 14:00
Burreli-Korabi 14:00
Datë 10 shkurt 2019
Vllaznia-Shënkolli 14:00
Besëlidhja-Vora 14:00
Dinamo-Iliria 14:00
GRUPI B
Ndeshjet-Java e 16-të
Datë 9 shkurt 2019
Besa-Egnatia 14:00
Lushnja-Elbasani 14:00
Oriku-Turbina 14:00
Datë 10 shkurt 2019
Tomori-Apolonia 14:00
Pogradeci-Bylis 14:00