Planet dhe pse zgjodhi Vllazninë, Engin Ferat zbërthehet para gazetarëve

Engin Firat është prezantuar te Vllaznia. Turku, i sugjeruar nga Rudi Vata, do të jetë drejtori sportiv i kuqebluve. Sot ai ka dalë para mediave dhe ka folur për pranimin ofertës, objektivat, skuadrën, bisedën me kryebashkiaken Voltana Ademi dhe shumë tema të tjera.

“Kam qenë para 5-6 vitesh në Shkodër, është një qytet i bukur. Gjithashtu di që është një qytet futbolli, kudo flitet për të dhe shoh që ky është një element i rëndësishëm. Gjithashtu kam parë që është një situatë e trishtueshme. Normalisht ka një situatë negative për shkak se ekipi është në Kategorinë e Parë. Ky është hapi i parë që duhet të ndërmarrim dhe ta ndryshojmë këtë situatë. Të gjithë duhet të punojmë bashkërisht, edhe media ka një rol të rëndësishëm për të krijuar një atmosferë pozitive. Kam folur me administratorin çfarë duhet të bëjmë dhe plani afatshkurtër është të kthehemi në elitë, pastaj kemi planin afatgjatë. Përmes këtij plani duam të shfrytëzojmë kapacitete e zonës, që ka lojtarë të talentuar. Pse jo të mos marrim më pas pjesë në kupat e Europës. Kjo është ajo çka kemi në letër. Kisha menduar se do ishte e lehtë, por tani e di që do të jetë e vështirë. Së pari duhet të përqendrohemi tek ekipi i parë, pasi duam të ngjitemi. Prandaj do vazhdojmë rikonstruktimin e klubi, duke nisur nga marketingu e deri tek akademia. Duam ta vendosim klubin në standardet më të larta. Normalisht nuk e bëjmë dot si në Bundesligë, pasi nuk i kemi kushtet financiare. Gjithsesi do punojmë çdo ditë. Më kanë pyetur shumë njerëz se pse kam ardhur këtu. Është shumë e thjeshtë: së pari kam shumë miq në Shqipëri. Jam i përfshirë në disa projekte, por ka edhe arsye familjare që nuk kam mundur të jem trajner këtë periudhë. Kam pasur oferta nga vendet arabe, por kërkohet angazhim, ndaj nuk arrita të gjeja gjuhën e përbashkët. Mora një ofertë nga Vllaznia. Telefonata me kryebashkiaken, më impresionoi. Më e rëndësishmja ishte të gjenim një vijë të mesme për të ecur së bashku. Doja të isha fleksibël dhe kemi arritur një marrëveshje. E falënderoj edhe Suadin që zgjidhi shumë problematika. Jemi gati të punojmë fort së bashku”.

CV e Ergin Firat, drejtorit sportiv që ka përzgjedhur Vllaznia

Do e mbron Shkodrën si Hasan Riza Pasha? Ai ishte hero dhe nuk është e lehtë kjo. Jam njeri i futbollit dhe premtoj se do të bëj maksimumin. Shpresoj që kur të largohem të kenë përshtypje të mira”.

Impresionet e para për skuadrën? Jam i drejtpërdrejtë, skuadra nuk është gati. Kemi nevojë për më shumë kualitete në skuadër. Kemi nisur, pasi kemi një trajner me eksperiencë. Do vazhdojmë hap pas hapi. Të gjithë kanë nisur vonë, nuk është e lehtë as për trajner, as për mua e Suadin. Kemi një kohë të shkurtër për të gjetur lojtarë cilësorë. Duam të them edhe diçka tjetër, unë kam besimet e mia dhe lojtarët që kanë rënë nga kategoria, kanë nevojë të ndryshojnë mentalitetin. Kemi vetëm një mentalitet: kampion, kampion i kësaj kategorie. Kërkojmë nga të gjithë që të jemi kampionë”.

Kampion, por nuk keni nisur fazën përgatitore? Ju thashë edhe më parë, mentaliteti i lojtarëve ka mbetur negativ. Kemi kohë të shkurtër për të ndryshuar, ndaj them që është e vështirë”.

Raporti me Hasan Likën? Komunikojmë çdo ditë, në futboll është me rëndësi të flitet e njëjta gjuhë, ndaj jam i sigurt se të gjithë bashkë do gjejmë zgjidhje”.

Ndërhyrjet në klub dhe kërcënimet? Të jem i sinqertë nuk kam detaje për këtë gjë, kam dëgjuar disa zëra. Premtimi im është që aty ku jam unë dhe ku është Suadi, do të jetë e vështirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online