Sebino Plaku foli për mikrofonin e emisionit “Gol pas Goli” në “Supersport”. Autori i golit të parë në takimin e sotëm tha se skuadra pati një performancë me ulje dhe ngritje, ndërsa nuk harroi të evidentonte një pritje fantastike të portierit Kolicci, që i hoqi atij mundësinë e golit që do t’i jepte tri pikët Kamzës
“Në këtë ndeshje ndodhën të gjitha. Nuk e prisnim të përmbysej gjithçka pas startit tonë të mirë. Ka disa faktorë që ndikuan te mosarritja e fitores, edhe pse luajtëm mirë. Flamurtari në vendosi nën presion kur pa që po vuanim disi për menaxhuar lojën, por në fund krijuam lojë e raste. Koliçi vendosi fatet e ndeshjes, edhe në fundin e takimit”.
Ndërprerja? “Natyrisht do na shërbejë, ashtu si gjithë ekipeve, për të punuar për mangësitë që kemi shfaqur. Na duhej një rezultat i mirë, për të punuar me qetësi këtë javë të ndërprerjes”, përfundoi sulmuesi i Kamzës.