VIDEO | Një penallti vendos në Laç, Partizani nuk pajtohet

Mbyllet 1-0 në Laç, kurbinasit mbajnë kampionatin të hapur. Një gol i Ndriçim Shtubinës me penallti vendosi gjithçka, ndërkohë që nuk do të mungojnë as polemikat për penalltinë e dhënë në favor të kurbinsasve, por edhe për rastet e pretenduara nga Partizani.

Shkodrani u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe tashmë Partizani ruan diferencnë prej tetë pikësh me Kukësin, por është afruar Teuta me 7. Një takim i shoqëruar me polemika dhe me skuadrën e Gegës që vuajti në aspektin sulmues.

Stadiumi ishte i mbushur, ndërkohë që në pjesën e dytë pati një moment tensioni mes fansave. Në fund e njëjta situatë edhe mes lojtarëve, teksa Asani u pa i acaruar dhe debatoi me Sefgjinin. Gjithsesi të mbetemi te përballja në fushë, ku Laçi iu gëzua avantazhit të shpejtë dhe me forca të shumta e mbrojti atë.

Asani dhe Telushi pretenduan në dy momente për penallti, por gjyqtari Klajdi Kola nuk mendoi si lojtarët e Partizanit. Në fund pati edhe protesta në drejtim të tij. Pavarësisht të gjithave, Laçi festoi në fund dhe tanimë i afrohet Kukësit të vendit të tretë me katër pikë.

Kategoria Superiore – Java 22
E diel, më 17 shkurt, ora 14:00
Stadiumi i Laçit, Laç

LAÇI – PARTIZANI 1-0
Shënues: Shtubina 13′ (pen.)

Laçi: Selmani, Toro, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja (Domgjoni 90′), Jonuzi, Çokaj, Shtubina, Berisha (Mane 76′), Xhixha (Najdenov 71′). (Në dispozicion: Sali, Prengaj, Deliu). Trajner Besnik Prenga
Partizani:
Hoxha, Ibrahimi (Kote 57′), Belica, Atanda, Trashi, Idrizaj, Telushi, Mala, Asani, Kardozo (Duka 46′), Bardhi (Hebaj 69′). (në dispozicion: Xhika, Çinari, Kalari, Mensah). Trajner: Skënder Gega
Gjyqtarë:
Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Alfred Shkreta, Olsi Sokoli
Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Astrit Dervishi
Kartonë të verdhë: Çokaj 21′, Berisha 52′ / Asani 12′, Atanda 55′, Duka 84′

EPISODET

93′  – Mala mundësi të artë shënimi, mesfushori brenda zonës i harruar e dërgoi topin jashtë.

88′ – Selmani shëton kurbinasit. Gjuajtja e Dukës u devijua nga portieri dhe përfundoi jashtë. Prekja e portierit nuk u vu re nga gjyqtari i takimit, që nuk akordoi goditje këndi.

65′ – Xhixha përparon dhe shkon drejt zonës së Partizanit, shamng Koten dhe më pas gjuan pak mbi traun e portës

64′ PRETENDIM PËR PENALLTI – Selmani në duel me Telushin largon topin, kurse vlonjati përfundon i shtrirë.

56′ – Lushkja ekzekuton një goditje dënimi dhe zgjedh të krosojë në zonë. Mesfushori gjen Ndriçim Shtubinën, i cili me kokë e dërgon topin mbi traun e portës.

54′ – Goditje këndi për Partizanin, krosim i lartë dhe topi në shtyllën e dytë gjen jasir Asanin. Sulmuesi anësor godet fort, por jashtë kuadratit.

53′ – Duka brenda zonës gjuan në drejtim të portës, por gjen një nga futbollistët vendas. Largohet rreziku për momentin.

49′ – Kundësulm i Laçit, Xhixha shërben për Berishën. Ky i fundit merr topin, por ndalet më pas nga Belica. Lëvizje jo e mirë e futbollistit të kurbinasve

46′ – Po luhet pjesa e dytë, Duka zëvendësimi i parë. Mesfushori zë vendin e brazilianit Lukas Kardozo.

45+1′ – Jasir Asani përfundon i shtrirë në zonë. Pretendon për lojë të parregullt nga mbrojtësi Jon Mersinaj. Arbitri Klajdi Kola mendon se nuk kemi të bëjmë me penallti

44′ – Berisha brenda zonës gjuan, por topi devijohet dhe shkon te Lushkja. Ky i fundit provon të shërbejë për Xhixhën, i pasaktë mesfushori kavajas.

26′ – Krosim në zonën e Laçit, portieri Selmani tregohet i saktë me ndërhyrjen e tij dhe largon rrezikun. Lushkja tenton të nisë një kundërsulm, por nuk gjen dot Xhixhën.

19′ – Çokaj provon nga distanca, gjuajtja e tij shkoi mbi traun e portës së portierit Alban Hoxha.

13′ GOL – Shtubina me penallti u tregua i saktë, edhe pse portieri Alban Hoxha ia kuptoii krahun. Laçi në avantazh.

11′ PENALLTIA – Elvi Berisha në një duel me Belicën përfundoi i shtrirë në tokë. Protesta nga të kuqtë, sulmuesi i kurbinasve u rrëzua në zonë. Kontakti kishte nisur që jashtë.

9′ – Telushi dhe Asani tentojnë brenda zonës të gjejnë rrugën e rrjetës. Dy herë topi ndalet nga vendasit, që spastrojnë zonën.

Deri në minutën e tetë – Partizani është i vendosur lart dhe mundohet ta mbajë Laçin në gjysmëfushën e vet në minutat e para.

Tifozët e Partizanit në Laç | Foto: SportEkspres.com

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *