Pjaca: Jam në nivelin e Nejmar dhe Hazard, preferoj driblimin para golit

Marko Pjaca është një nga blerjet më të mira të Fiorentinës, duke formuar një treshe fantastikë në sulm bashkë më Kiezën dhe Simeonen. 23-vjeçari kroat është një lojtar, i cili beson shumë te vetja, madje pretendon të jetë në nivelin e Nejmar dhe Hazard, por dëmtimet e kanë lodhur dhe lënë pak mbrapa. Në një prononcim për “Sport Week”, Pjaca pohon se ndihet mirë në Firence dhe është gati për të zhvilluar një sezon të madh me Fiorentinën e tij.

FORMA – “Tani jam mirë, sepse e kam kaluar dëmtimin. Më mungon ritmi i lojës, që shpresoj ta gjej sa më shpejt duke luajtur me vazhdimësi. Kam nevojë të jem në kontakt me fushën për të rifituar besimin dhe për t’u rikthyer të luaj, ashtu siç bëja përpara dëmtimit të ligamentit.”

OBJEKTIVAT – “Unë synoj të bëhem lojtari më i mirë në botë. Për momentin Nejmar dhe Hazard janë superiorë, por unë mund të qëndroja mes tyre, nëse nuk do të kisha vuajtur nga dëmtimet. Më duhet të përmirësoj aftësinë e të dribluarit. Më pëlqen të dribloj, më shumë sesa të shënoj një gol.”

TAKTIKA – “Çdokush ka rolin e tij dhe e dimë mirë se çfarë duhet të bëjmë në fushë. Pioli na kërkon ne sulmuesve që të mos kthehemi shumë mbrapa. Ai kërkon driblimin, por vetëm në gjysmëfushën e kundërshtarit.”

FIORENTINA – “Gjendem shumë mirë në Firence, skuadra është e re dhe tifozët janë të pasionuar. Nuk pendohem që u largova nga Juventus. Kur shkova në Torino ishte vetëm Kuadrado anësor ofensiv, por më pas u dëmtova.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online