Pikiatë në një vit, talenti argjentinas shitet për një shumë qesharake

Botërori “Rusi 2018” ishte një zhgënjim i madh për popullin argjentinas. Megjithatë, disa futbollistë dolën të fituar nga eventi. Turneu shërbeu si një vitrinë e mirë për një talentin e Boka Zhuniors, Kristian Pavon. Futbollisti asokohe 22-vjeçar ishte krejtësisht i panjohur për publikun e gjerë, por paraqitjet e mira në Botëror tërhoqën vëmendjen e shumë tifozëve, por edhe klubeve elitare nëpër Europë.

Pak javë pas përfundimit të Botërorit në zyrat e Boka Zhunior vërshuan ofertat nga klube të ndryshme, por çdo kërkesë u refuzua. Drejtuesit e Bokës nuk pranon ta lëshonin Pavon pa aktivizuar klauzolën prej 45 milionë eurosh.

Teksa ka kaluar një vit nga Botërori, gjërat s’mund të shkonin më keq për Pavon. Një vit i mbushur me dëmtime dhe paraqitje të dobëta zbehën çdo interes për të. Së fundmi mediet argjentinase zbulojnë klubi i ri argjentinasit do të jenë amerikanët e LA Galaxy. Sigurisht paratë s’do i mungojnë në “MLS”, por një vit më parë do kishte fituar të njëjtën shumë ose më shumë nëse klubi do të pranonte një ndër ofertat shumta që erdhën nga Europa. Sipas “Olle.ar” , Boka Zhunior ka rënë dakord ta shesë lojtarin për 15 milionë dollarë, shumë kjo qesharake po të marrim parasysh faktin se një vit më parë Boka refuzoi dyfishin e kësaj oferte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *