Pike “projekton” planin e së ardhmes, gati të blejë një skuadër futbolli

Zherard Pike është një prej lojtarëve më të mirë në botë, por duket se lojtari i skuadrës së Barcelonës ka menduar për jetën e tij pas futbollit të luajtur. Sipas mediave lokale në Spanjë, mbrojtësi ka një ide për të blerë një ekip futbolli.

Bëhet fjalë për skuadrën e FC Andorras. Lojtari pritet që të jetë pjesë e projektit të ri të klubit, duke marrë përsip0ër të gjitha borxhet dhe shpenzimet, për ta ngjitur sa më lart të jetë e mundur skuadrën në fjalë. vetë Pike ka treguar pak kohë më parë se dëshira e tij është që të investojë në sport.

Skuadra e cila do të marrë Pike është themeluar në vitin 1942 dhe aktualisht luan në Grupin 2 të  Katalonjës Rajonale të Primera, ku ka grumbulluar 17 pikë në 11 ndeshje. Në të shkuarën ata kanë marrë pjesë edhe në Kupën e Mbretit. Në vitin 1994 ata u shpallën kampion të “Copa Catalunya”, duke eliminuar në gjysmëfinale Barcelonën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online