Barcelona ishte një hap larg finales së Champions Ligës. Mesi me shokë fituan ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 3-0, ndërsa ajo e kthimit në Anfield u kthye në një ferr të vërtetë.
4-0 triumfuan djemtë e Klop, duke realizuar një përmbysje madhështore. Eliminimi është përjetuar keq në Katalunjë, ndërsa Zherard Pike tregohet i sinqertë në prononcimin e dhënë për “El Pais”, duke iu rikthyer edhe njëherë mbrëmjes së zezë së 7 majit.
“Sigurisht që pësuam një bllokim psikologjik, por në të njëjtën kohë nuk luajtëm futboll. Na mungoi gjithçka. Na mbytën me presing, ndërsa atmosfera e krijuar në stadium dhe efektin e vet. Nuk u treguam të aftë dhe na ndodh disa herë diçka e tillë. Ishte një mbrëmje e vështirë dhe do na kushtojë shumë ringritja, sepse nuk është aspak e lehtë për ta harruar atë humbje. Është një rrëzim që do të zgjasë, por duhet të shohim përpara”, përfundoi qendërmbrojtësi i Barcelonës.