Mungesë e madhe për Shpresat, Hajduku e kishte zyrtarizuar

Alban Bushi ka shpallur listën e Shqipërisë U21 ditën e sotme, ndërkohë që në orët e fundit ka pasur një ndryshim në listë. Emir Sahiti, sulmuesi anësor i Hajdukut të Splitit, ka humbur grumbullimin për ndeshjet me Turqinë dhe Uellsin në momentet e fundit.

Vetë klubi kroat kishte bërë me dije një ditë më parë se Sahiti është ftuar nga Shqipëria u21, por sot në listën e bërë publike nuk figuron emri i sulmuesit. Interesimit të SportEkspres.com i janë përgjigjur në FSHF dhe mësohet se sulmuesi ka pësuar një dëmtim.

Gjithçka ka ndodhur një ditë më parë dhe nuk mund të jetë gati për ndeshjen me Turqinë. Gjithsesi Sahiti pritet që të vijë në Shqipëri dhe të kryejë kontrollet mjekësore. Një tjetër mungesë e rëndësishme për kuqezinjtë, që kanë një ndeshje shumë të vështirë përpara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online