Trajneri Ernesto Valverde vendosi t’iu japë katër ditë pushim lojtarëve të Barcelonës, duke përfituar nga ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Zherard Pike ka vendosur të shfrytëzojë këtë periudhë pushimi dha ka fluturuar drejt Kinës.
Mbrojtësi spanjoll, i cili është tërhequr nga kombëtarja e Spanjës, ka dashur të zgjidhë disa probleme sa i përket “Davis Cup” në sportin e tenisit. 31-vjeçari ka shkuar në Shangai për të zgjidhur disa probleme të tenistëve të ndryshëm.
Lojtari i Barcelonës ka investuar në botën e tenisit, duke u bërë promotor i disa ndryshimeve në këtë sport. Formati i “Davis Cup” ka ndryshuar dhe tenistë si: Novak Xhokoviç dhe Aleksandër Zverev nuk kanë dëshirë të marrin pjesë në këtë kompeticion, madje gjermani Zverev ka bërë thirrje për tenistë të tjerë t’i bashkohen kësaj nisme.
Ideja e zhvillimit të kompeticionit brenda një jave në muajin nëntor nuk i pëlqen as Roxher Federerit dhe Pikë ka marrë avionin për të bindur tenistët.
Një gjë e tillë nuk është pritur mirë në kampin katalanas. Ekipi ka probleme në mbrojtje dhe orientimi i Pike drejt biznesit të tij dhe jo përqendrimi tek ekipi nuk është pritur mirë.
“Të Barcelona insistojnë se Zherard Pike është më i fokusuar në biznesin e tij, sesa në fushën e blertë. Klubi është i zemëruar, sepse ai ka marrë një udhëtim prej 20 mijë km (vajtje-ardhje) për të bindur lojtarët e tenisit të bëjnë pjesë në ‘Davis Cup’”, shkruajnë mediat e vendit iberik.