Lotito ndan mendjen, nuk ka kontratë të re për Strakoshën

Klaudio Lotito ka ndërtuar nja Lazio konkurruese, sigurisht jo për titullin kampion. Në klubin e tij ai ka arritur të afrojë lojtarë të rinj që kanë spikatur dhe tanimë klubet më të mëdha në Europë i duan. Ndër më të kërkuarit janë Sergej Milinkoviç-Saviç dhe Çiro Imobile.

Të dy këta lojtarë janë “blinduar” me kontrata të reja, ndërkohë që “Il Messaggero” raporton se nuk do të ndodhë e njëjta gjë me Thomas Strakoshën dhe Luis Alberton. Numri një i klubit italian nuk ka ndërmend t’ua përmirësojë kushtet e kontratës, edhe pse të dy kanë spikatur.

Humbja 2-3 vjet kundër Interit, që i la jashtë Champions-it, nuk është harruar nga Lotito. Ai nuk e sheh të arsyeshme t’u rrisë pagat Strakoshës e Albertos pas zhgënjimit të përjetuar në fund të sezonit të shkuar. Për portierin e kombëtares së fundmi në skenë ka dalë Totenhemi, ndërkohë që gjatë verës u lakua shumë për një transferim të mundshëm te Liverpuli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online