Çekia “e lindur” me këmishë dhe me një “superman” që shtangu Cikalleshi, Shick realizoi goli nga mesfusha si më të bukurin e Europianit

U mendua se ndeshja e orës 15:00 mes Skocisë dhe Çekisë do të ishte e mërzitshme duke parë emrat e Kombëtareve, por rezultoi më e bukur se shumë përballje të tjera që kishim pritshmëri të larta spektakli deri tani. Ky takim u mbyll në shifrat 0-2, megjithatë nuk fitoi ekipi që luajti më mirë.

Skocia e nisi menjëherë në sulm ndeshjen dhe shfrytëzoi krahët e saj duke u shfaqur e rrezikshme në çdo moment për kundërshtarin. Por në fundin e pjesës së parë pas krosimit të ardhur nga krahu i djathtë, Patrik Schick do të fluturonte mbi të gjithë duke dërguar topin në rrjetë. Skocia e provoi me të gjitha mënyrat për të shënuar, teksa në shumë raste ishte portieri Tomas Vaclik që do t’i ndalte.

I njëjti gardian që u shtang nga predha e Sokol Cikalleshit, ndërsa këtë herë ishte heroi i Çekisë duke bërë edhe pritje “të pamundura” për të mbajtur portën e paprekur. Hendrik do të godiste edhe traversën në minutën e 48, me Çekinë që në këtë ndeshje dukej si “e lindur” me këmishë. Pavarësisht se Skocia po sulmonte dhe po e provonte me të gjitha mënyrat arritjen te goli, me fatin që kishin me vete dhe Tomas Vaclik në portë, Çekia dukej se nuk do të pësonte edhe sikur të luhej për 180 minuta. Perla e vërtetë do të vinte në realizimin e dytë teksa Schick provoi nga gjysmëfusha duke e ndalur topin në rrjetë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online