Kristof Piatek do të zyrtarizohet ditën e nesërme si lojtari më i ri i Milanit. Sulmuesi polak do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën në kontratë. Blerja e tij do të kryhet me një këst të vetëm, i cili do të paguhet menjëherë nga drejtuesit kuqezinj.
Sipas Gianluca Di Marzios, Milani do të derdhë në arkat e Xhenoas plot 35 milionë euro dhe se nuk do të përfshihet asnjë lojtar në tratativa. Fillimisht ishte përfolur se një midis Haliloviç ose Bertolaçit do të përfshihej në marrëveshje, por italiani nuk ishte dakord, ndërsa për kroatin, ekipi i Xhenoas nuk pranoi.
Tashmë mbetet vetëm të hidhet e zeza mbi të bardhë ditën e nesërme për të mësuar detajet e kontratës, ku do të mësohet dhe paga e sulmuesit polak. “Pistoleta” Piatek, numëron plot 13 gola momentalisht në Serie A, duke qenë një ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit.