Piatek buzëqesh vetëm për golin, Leonardo “helm” me arbitrin

Kristof Piatek kaloi Milanin në avantazh në ndeshjen e sotme, por goli i polakut nuk vleu në fund. Juventusi riktheu rezultatin dhe siguroi tre pikët. Sulmuesi i kuqezinjve ka postuar shkurt në rrjetet sociale, aty ku shkruan: “I lumtur për golin e parë kundër Juventusit, i zhgënjyer për gjithçka tjetër.

Ky ishte goli i 21-të në kampionat për Piatek, i cili barazon Kualjarelën e Sampdorias në krye të renditjes së golashënuesve. Humbja kundër bardhezinjve ka sjellë trishtim në kampin milanist, aq shumë në nevojë për pikë dhe rezultatet pozitive.

Leonardo, administratori i deleguar i klubit, ndalet te gjykimi. Milanit i mungon një penallti e paakorduar. Aleks Sandro e preku topin me dorë dhe braziliani është i xhindosur me arbitrin Fabri.

Jemi të mërzitur për rezultatin. Ekipi dhuroi paraqitje, e kishim kërkuar një gjë të tillë dhe morëm përgjigjen e duhur. Është e dhimbshme të largohesh nga kjo ndeshje me zero pikë, na vjen shumë keq.

“Komplimente ekipit, por humbëm për shkak të gabimeve sade të arbitrave. Sjellja e kryesorit ishte e papranueshme dhe ai ndodhet poshtë nivelit të duhur. Gaboi me penalltinë që nuk na dha dhe ndëshkimet me të verdhë. Arbitri kishte nevojë të qetësohej, por ndikoi në ndeshje. Nuk dua të polemizoj, por janë situata që të bëjnë të ndihesh keq”, përfundon Leonardo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *